Afati i aplikimit: -
Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën programuese Java. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java si dhe konceptet themelore të programimit. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.
Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para. Gjithashtu, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile, ueb apo tjetër.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në përdorimin kompjuterëve (Windows, MS DOS, Microsoft Word, Notepad, Chrome, Firefox).
Trajner: Berat Percuku
Fusha e edukimit: Back-End, TIK
Niveli: --
Nr.i orëve: 35 orë
Afati i aplikimit: ( - )
Lokacioni: Prishtinë
Email: info@probitacademy.com
Telefoni: 045 899 099
Uebsajti: www.probitacademy.com
Çmimi: 120€/muaji